Kapen me kokainë 4 të rinjtë në Ksamil, një muaj më parë iu gjetën 18 kg kanabis

98
Policia e Sarandës ka vënë në pranga katër të rinj, të cilëve iu janë gjetur disa doza kokainë në makinë.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Adriatik Gjini, 25 vjeç, banues në Ksamil
– Dako M., 33 vjeç, banues në Ksamil,
– Spiro Kuacka, 24 vjeç, banues në Ksamil,
– Renard Bufi, 21 vjeç, banues në Ksamil, (moskallëzim krimi).
Shtetasve të mësipërm, iu është gjetur dhe sekuestruar në mjetin tip “Opel”, në të cilin udhëtonin, 7 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti “Opel”.
Gjithashtu këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim krimi”.