Fushë- Krujë, vdes i dënuari me burgim të përjetshëm

586
I dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti, këtë të premte është ndarë nga jeta papritur Erjon Bushi.
38 vjeçari po e vuante dënimin në burgun e Fushë- Krujës. Vrasësit i ka rënë një atak kardiak në qeli. Pavarësisht se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të burgut të Tiranës, situata ka përshkallëzuar me shpejtësi dhe 38 vjeçari është ndarë nga jeta.
Sigal