Kapen me 3000 mijë euro false në makinë, 4 në pranga

465
Sigal

Policia në Memaliaj gjatë një kontrolli të ushtruar  gjatë ditës së sotme ka sekuestruar 3000 mijë euro të falsifikuara ndërsa katër shtetas përfunduan në pranga.

“Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartmonedha”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.