Ja si u shpëtuan nga Policia Kufitare dy personat në Dhërmi

455
Sigal

Dy persona janë shpëtuar sot nga Policia në Himarë, pasi kishin dalë në det për të lunduar me një gomone pa motor.

Dy pushueve u është rrezikuar jeta, pasi era e fortë dhe dallgët i kanë shtyrë drejt thellësisë në Dhërmi.

Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut. Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve. Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit”, shkruan policia në një njoftim për mediat.