Ilaçet e skaduar çojnë në vdekje fierakun

540
Një 56-vjeçar, banues në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit ka ndërruar jetë ditën e shtunë për shkak të reaksionit që i kanë shkaktuar disa ilaçe që i kishte marrë për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve. Pasi ka marrë mjekimin e duhur tek dentisti ai ka ka ndjerë që dhimbja nuk po lehtësohej dhe ka shkuar në farmaci dhe ka kërkuar ilaçe kundër infeksionit. Por disa çaste më vonë, ndjeu qe po i shkaktonin efekte anësore dhe u rikthye tek farmacistja për të marrë mjekim tjetër. Por organizmi nuk e ka përballuar këtë duke shkaktuar kështu vdekjen e 56-vjeçarit Tafil Bidai. Pas ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë denoncuar rastin në policinë e Fierit për të zbardhur shkakun e vdekjes së të afërmit të tyre. Policia ka nisur një verifikim dhe pret të marrë dëshmitë e dentistit dhe farmacistes që ka shitur ilaçet. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 56-vjeçarit, thuhet se ai ka qenë për vizitë mjekësore tek një dentist i cili i ka injektuar një anestezi lokale me qëllim që të mos ndjente dhimbje gjatë ndërhyrjes, dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar në një farmaci në afërsi të lagjes së tij dhe ka blerë disa ilaçe kundër infeksionit. 

Sipas burimeve të informacionit mësohet se Tafili kishte blerë “augumentinë”, por pasi e kishte konsumuar atë kishte ndjerë që i kishte shkaktuar efekte anësore. Pas kësaj ai ka shkuar në të njëjtën farmaci ku ka marrë një tjetër ilaç kundër alergjive ose reaksioneve. Ka konsumuar dy kokrra “incidal” dhe më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Familjarët thonë se konsumimi i dy llojeve të ilaçeve njëherësh janë bërë shkak i vdekjes se Bidaj. Por ata theksojnë se farmacistja nuk i kishte dhënë faturë për ilaçet e shitura. Pas marrjes së këtyre informacioneve, policia ka kërkuar që ti bëhëj menjëhërë një autopsi kufomës së Tafil Bidaj për të arritur në gjetjen e shkaqeve të sakta që shkaktuan vdekjen e tij. Përgjigjet e autopsisë pritet të dalin pas disa ditësh ndërkohë që policia po heton më shumë rreth kësaj ngjarjeje dhe dëshmive të marra deri tani.
Sigal