Skandali i personave që përfitoninin dy pensione shkon në miliarda lekë

509
Instituti i Sigurimeve Shoqërore me nisjen e procesit të pastrimit të skemës nga përfitime e pamerituara, apo përfitimet e dy pensioneve njëkohësisht nga një person në dy qytete të ndryshme, ka bërë zbardhjen e skemës abuzive me emrat përkatës të personave që prej vitesh janë pjesë e kësaj skeme abuzive, të cilët përfitojnë marrjen e dy pensioneve. Si rezultat i këtyre kontrolleve ka rezultuar një numër relativisht i lartë i personave që kanë përfituar pensione të pamerituara. Janë konstatuar raste me datëlindje të falsifikuara, dublime pensionesh, pensione fiktive, si dhe raste të falsifikimit të vjetërsisë në punë. Dëmi që i është shkaktuar arkave të shtetit nga këto skema abuzive nga përfitimet e padrejta, kapin vlerën e 2.9 miliardë lekëve në total. Në listën e personave që prej vitesh marrin dy pensione vihet re qartë se si një person përfiton marrjen e dy pensioneve njëkohësisht, ku një pension rezulton të jetë pension i plotë shteti, në kushte të kategorisë së parë, dytë apo kategorisë së tretë, ndërsa pensioni tjetër rezulton të jetë pension kooperative, si minator i nëntokës,apo dhe raste ku ka marrë pension shteti, si nënë me shumë fëmijë, etj. 
Ja emrat e personave të përfshirë në skemën abuzive:
– Lirije Rr. përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension të plotë shteti, në kushte të kategorisë së dytë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension të plotë shteti, në kushte të kategorisë së tretë.
– Nahile C., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, ku ka marrë pension kooperative bujqësore, si nënë me shumë fëmijë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension shteti, si nënë me shumë fëmijë.
– Dedë Gj., përfitues i dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, ku ka marrë pension si minator i nëntokës, në kushtet e kategorisë së parë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, ku ka marrë pension si minator i nëntokës, në kushtet e kategorisë së parë.
– Aishe M., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension të pjesshëm shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, ku ka marrë pension familjar shteti.
– Xhemile L., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër, ku ka marrë pension shteti, si nënë me shumë fëmijë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension familjar shteti.
– Tereze A., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, ku ka marrë pension kooperative bujqësore, si nënë me shumë fëmijë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension pleqërie shteti.
– Sherife Th., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension pleqërie shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension pleqërie shteti.
– Liljana K., përfituese e katër përfitimeve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension suplementar pleqërie, si ushtarake dhe pension pleqërie shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension suplementar pleqërie, si ushtarake dhe pension pleqërie shteti.
– Halit G., përfitues i dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan, ku merr pension kooperative bujqësore, në kushte të kategorisë së tretë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension në kushte të kategorisë së tretë shteti. Theksojmë se pensioni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë i është pezulluar nga Auditi, ISSH, pasi ka rezultuar i parregullt. 
– Elmije D., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Kukës, ku merr pension të pjesshëm kooperative bujqësore, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension të plotë shteti. Theksojmë se pensioni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë i është pezulluar nga Auditi, ISSH, pasi ka rezultuar i parregullt.
Sigal