I theu këmbët policit me makinë, gjykata kthen në burg 37-vjeçarin nga Fushë Kruja

491
Sigal

Gjykata e Apelit Vlorë kthen në burg 37-vjeçarin, Ylli Luka,i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi.

Pas rekursit të Prokurorisë së Rrethit Berat,Gjykata e Apelit Vlore ka ndryshuar masën e arrestit,nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Ylli Luken,nga fshati Nikël i Fushë Krujës.

“Më datë 19.08.2018,  u arrestua shtetasi Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’, ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Largim nga vendi i ngjarjes’’ parashikuar nga nenet 237, 290 e 273 të Kodit Penal”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 korrikut në qendër të qytetit të Kuçovës,ku pas përpjekjes për të shmangur një sherr mes disa të rinjve dhe Lukës,ky i fundit ka qëlluar 3 herë me automjetin e tij policin Jonuz Vrapi në krye të detyrës,duke i thyer atij të dyja këmbët.