I qëlluan gruan me armë gjahu, burri plagos autorin

413
Sigal

Sipas Policisë, mësohet shtetasi Gertian Malshi, 38 vjeç ka plagosur me armë gjahu Mimoza Aliajn, 49 vjeçe, banuese në Shëngjin. Po kështu, pas plagosjes, ka qenë i shoqi i Aliajt, Gëzim Aliaj 52 vjeç, i cili është hakmarrë duke plagosur shtetasin Gertian Malshi po me armë gjahu. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situatës deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj. Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI Me datë 17.06.2016, rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari ka ndodhur një plagosje me armë gjahu. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin. Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj. Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta. 2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur. Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.