I kërkuar për vrasje në Gjermani, kosovari kapet në Morinë (Emri)

145
Policia kufitare arreston një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për një vrasje të kryer në Gjermani.
Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se Jakup Smaili është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

NJOFTIMI
Më datë 24.11.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi, të shtetasit kosovar;
-Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbice.
Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoj shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Maksimumi i dënimit, burgim i përjetshëm. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.