I burgosuri humb jetën në spitalin “Nënë Tereza”

453
Një i burgosur nga humbur jetën në QSUT.
Shtetasi me inicialet K.I, 54 vjeçar ka qenë i shtruar prej disa kohësh në spitalin e burgut të Tiranës për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fatkeqësisht 54 vjeçari ka humbur jetën ditën e djeshme në reanimacionin e QSUT-së në kryeqytet.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.08.2017, ora 21:00, në reanimacionin e QSUT “Nënë Tereza”, ka vdekur i dënuari K.I, vjeç 54 banues në Tiranë, i shtruar në spitalin e burgut, me sëmundje të rëndë. Pritet akti mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal