Hidhet në erë me tritol bankomati, në qendër të Urës Vajgurore

475
Sigal

Nuk dihen arsyet por një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetarët e Urës Vajgurore. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në një bankomat në qendër të këtij qyteti të vogël/

Policia ende nuk ka shpërndarë një qëndrim zyrtar për ngjarjen, por nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Burimet thonë se dyshohet që shpërthimi ka lidhje me grabitjen parave që ndodheshin në bankomat, por për të vërtetuar këtë pritet që të bëhet inventari nga punonjësit e bankës.