Tepelenë/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e madhe kullote

375
Sigal

Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote është përfshirë në fshatin Lekël, në Bashkinë e Tepelenës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kodra është përfshirë nga flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarri ka filluar që në orën 15:40, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë shkuar. Burime bëjnë me dije se për në këtë zonë nuk ka rrugë makine.