Italia nuk gjen paqe, ditën e sotme regjistrohen 837 viktima nga koronavirusi

444
Sigal

Ditën e sotme në Itali janë shënuar 837 viktima nga koronavirusi duke e çuar 12,428 totalin e të vdekurve.

Në dy javët e fundit Italia ka regjistruar shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi 12 mijë të vdekur.

Në të gjithë territorin e Italisë numërohen 105,792 të infektuar, ku 4053 raste të reja janë shënuar vetëm sot. Kjo tregon se ende numri i të sëmurëve të rinj është i lartë.

Mes viktimave në Itali janë regjistruar 66 mjekë të vdekur nga koronavirusi, dhe afro 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19.