Shënohet viktima e parë në Has nga Covid-19

60
Është shënuar dhe viktima e parë nga koronavirusi në Has.

Bëhet fjalë për të moshuarin i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi u diagnostikua me koronavirus.

Sipas të dhënave viktimë është 77-vjeçari me inicialet R. P., i cili pak ditë më parë u shtruar në spital.

I moshuari ishte i shtruar në spital, së bashku me bashkëshorten e tij.