Greqi, vogëlushi i rrëmbyer nga babai shqiptar ishte me temperaturë të lartë

466
Ende në arrati shqiptari që vrau gruan greke dhe rrëmbeu djalin e mitur pas krimit.
Teksa policia greke është vënë në ndjekje këmba-¬këmbës ndaj shqiptarit që vrau 4 ditë më parë gruan greke me thikë dhe u zhduk më pas nga banesa bashkë me djalin e tyre të mitur, detaje të tjera bëhen me dije nga mediat greke.
Rezulton se në momentin që ka ndodhur ngjarja, djali i tyre i vogël ka qenë i sëmurë. Sipas informatave nga “Smile of the Child”, organizatë ka dhënë alarmin për zhdukjen e djalit dhe ka publikuar fotot e të dyve, për kapjen sa më të shpejtë, mësohet se ditën e vrasjes djali i vogël kishte qenë me temperaturë të lartë.
Autoritetet kanë shpresa se 34 vjeçari Klodi Lesi nuk ka pasur kohë për t’u larguar nga vendi. Duke folur për protothema.gr kryetari i Shoqatës “Smile of the Child” Konstantinos Giannopoulos ka shprehur shqetësimin për faktin se shqiptari 34¬-vjeçar mund të dëmtojë edhe djalin në gjendjen në të cilën tani ai është.
“Nuk ka shumë informacione dhe është shqetësuese sepse mund të dëmtojë edhe fëmijën dhe veten e tij për shkak se mendja e njeriut në momente të tilla nuk arrin të llogjikojë”,¬ tha Giannopoulos. Policia greke ka ngritur alarmin dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse shohin ndonjë shenjë nga vrasësi shqiptar dhe djali i tij i vogël të njoftojnë menjëherë. Autoritetet thonë se 34-¬vjeçari është person i rrezikshëm dhe ndoshta edhe i armatosur. Ai ka një dosje penale në lidhje me akuzat për posedimin e armëve dhe drogës.
Sigal