‘Sulmet seksuale’, Gjermania kundër refugjatëve, Merkel: Të përzëmë ata që shkelin ligjin

421
Kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet këto ditë me një valë protestash kundër refugjatëve. Protestat janë shtuar pas sulmeve seksuale që u kanë bërë femrave nga bandat e refugjatëve sirianë, marokenë dhe algjerianë.
Grupe të të drejtave të njeriut, të grave si dhe grupime ksenofove janë bërë bashkë në rrugë e qytetit Cologne nën thirrjet për të përzënë emigrantët.
Merkel deklaroi se çdo emigrant që kapet me shkelje do të detyrohet për të lënë përgjithmonë Gjermaninë.
‘Nëqoftëse ligji nuk e parashikon, atëherë ligji do të ndryshohet”, tha ajo duke sugjeruar një aksion që do të mbronte jo vetë qytetarët gjermanë, por dhe refugjatët e pafajshëm.
Mbi 379 raste dhune ndaj femrave janë javën e kaluar në Cologne.
Policia tha se 40 përqind e rasteve të dhunës janë kryer nga persona të Afrikës së Veriut.
Mbi 100 hetues janë duke punuar për kapjen e të dyshuarve.
Shefi i policisë së Cologne, Wolfgang Albers u pushua nga puna një ditë më parë sepse policisë i doli situata nga duart dhe nuk përballoi sulmet dhe plaçkitjet në qytet natën e ndërrimit të viteve.
Sigal