Greqi, kapen dy shqiptarë me 10 kg kokainë dhe 5 kg marijuanë

482
Policia greke ka kapur 10 kilogramë kokainë dhe 5 kilogramë kanabis sativa, ku janë janë arrestuar 2 shqiptarë. Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion në Igumenicë, i cili ishte i ngarkuar me mish dhe vinte nga Bari i Italisë. Sipas policisë greke, dy shqiptarët e arrestuar janë me banim në Athinë, por deri tani nuk jep detaje për identitetin e tyre. Këtyre të fundit u janë gjetur në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme parash, 6 celularë dhe 2 lap top.
Sigal