Greqi, aksident i rëndë rrugor 4 të vdekur dhe 23 të plagosur

177

SELANIK – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Selanik-Veria në Greqi, ku katër persona kanë humbr jetën, dhe 23 të tjerë janë plagosur. Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë dhjetëra makina ndërsa shkak për këtë është bërë një kamion, me targa bullgare dhe që drejtohej nga një shtetas rumun. Për pasojë, kanë humbur jetën 2 gra dhe 2 burra, ndërsa dëshmitarët tregojnë se një prej viktimave është djegur i gjallë brenda në automjet. Gjendja raportohet emergjente nga mediat greke, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe autoambulanca.