Grekët bllokojnë për 7 orë kalimin nga Kakavija

489
Nga mbrëmja e djeshme deri sot në mëngjes, prej mëse shtatë orësh asnjë person që nuk ishte shtetas i BE-së, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.
Radha e gjatë e makinave dhe autobuzave nisi nga ora 00:00 dhe ka zgjatur deri në orën 7:00 të mëngjesit. Policia kufitare greke tha se kishte pasur probleme me kontrollin e dokumentave. Pas orës 7, puna rinisi si zakonisht.
Sigal