Grabitjet në Korçë, zbardhen detaje të reja. Verifikohen gjurmët e gishtave të punonjësve

92
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tre grabitjet e ndodhura një ditë më parë në qytetin e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, tre biznese ranë pre e grabitësve, ku në dy prej tyre ata arritën të merrnin shuma të konsidetueshme parash.
Nga hetimet në vendngjarje, mësohet se policia ka gjetur gjurmë gishtash. Nisur nga kjo, iu kërkua çdo punonjësi të këtyre bizneseve që të depozitojnë gjurmët e gishtave në Polici.
Sakaq policia sekuestroi edhe filmimet e kamerave të sigurisë së bizneseve, për të parë nëse ka patur levizje të dyshimta të mjeteve.