Zbardhen shkaqet e aksidentit tragjik të Velipojës

461
Problemet me rrugët dhe mungesa e sinjalistikës janë kthyer shpesh në burim aksidentesh. Të dhënat e para flasin për motive të tilla edhe në aksidentin e Velipojës. Ngjarja e ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, u ka marrë jetën katër të rinjve, që udhëtonin me një mjet tip BMW.
Aksidenti ka ndodhur në fundin e një rruge të drejtë dhe të asfasltuar, që ndërpritej befasisht nga një kthesë pas të cilës niste një rrugë e parikonsruktuar. Mungesa e sinjalistikës dhe ndricimit kane bërë që mjeti të vazhdojë me të njëjtën shpejtësi dhe intensitet lëvizjeje, duke humbur kontrollin dhe duke rënë në kanalin e Vilunit. Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç dhe Artemisa Peraj, 24 vjeç janë tre prej personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në kanalin e Vilunit. Viktima e katërt ende nuk është identifikuar. Mësohet se të rinjtë humbën jetën për shkak të mbytjes në lumë.
Sigal