Vetingu, Basha takim me ekspertët e PD

534
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ekspertët e PD, përpara se të fillonte mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi. Ekspertët janë njoftuar vetëm për diskutimin e ligjit të Vetingut dhe jo 6 të tjerat që bëjnë funksionale Reformën në Drejtësi. Ligji i vlerësimit të gjyqtarëve, i njohur si ligji i Vetingut, i cili, siç tha pak ditë më parë kreu i komisionit u është dhënë anëtarëve të komisionit të posaçëm që prej fillimit të muajit korrik, është gati për t’u diskutuar nen për nen dhe në themel, bashkërisht mes palëve.
Ndërkaq EURALIUS iu drejtua Komisionit të Posaçëm pak ditë më parë me një draft, të këtij ligj në të cilin përfshiu edhe ndryshimet kushtetuese për Vetingun, të miratuara konsensualisht mbrëmjen e 22 korrikut. Sa i përket 6 ligjeve të tjera që vijnë pas ndryshimeve kushtetuese e që pritet e të diskutohen në shtator në Kuvend dhe të miratohen më pas në seancë, opozita nuk i ka në dispozicion versionet finale të miratuara vetëm nga mazhoranca në komision.
Sigal