Grabitja në Rinas, braktiset makinën, por jo eurot

549
Policia e Fushë-Krujës zbuloi në orët e vona të natës makinën e grabitur të kambistit Cen Hyseni, ngjarje e ndodhur dje rreth mesdite në Rinas.
Burime policore thanë se mjeti tip BMW që iu mor me dhunë kambistit është gjetur i braktisur në afërsi të lumit Tërkuzë në Nikël të Krujës.
Makina sipas policisë është e padëmtuar dhe do të jetë një provë e rëndësishme për të gjetur gjurmët e autorëve të grabitjes së 100 mijë eurove që Hyseni kishte me vete.
Dje në orët e drekës një makinë Bbenz me targa të vjedhura i preu rrugën kambistit Cen Hyseni në afërsi të Rinasit dhe nën kërcënimin e armëve dy persona të armatosur i morën atij rreth 100 mijë euro dhe makinën tip BMË X5 me të cilën udhëtonte nga Laçi drejt Tiranës.
Pasi kryen grabitjen autorët braktisën makinën e tyre dhe duke e dhunuar kambistin i morën automjetin e tij me të cilin mendohet se kanë udhëtuar deri në Nikël për ta braktisur më pas.
Policia ka shkuar edhe në biznesin e kambsitit në Laç për të verifikuar kamerat e sigurisë pasi ka dyshime se autorët e kanë vëzhguar dhe ndjekur që nga vendi i tij i punës deri në vendin ku u grabit në rrugën pranë Rinasit.
Dyshohet se edhe autorët e grabitjes me maska dhe armë janë po ashtu nga Laçi.
Sigal