Grabiti një banesë dhe Qendrën Shëndetësore të fshatit, arrestohet 40-vjeçari

412
Sigal

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi dyshohet se ka vjedhur mjete punë në banesën e shtetasit G.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasi me inicialet N.XH, u gjetën dhe sekuestruan edhe disa orendi dhe sende të tjera të cilat dyshohet se i ka vjedhur në qendrën Shëndetësore të fshatit Vërdovë të Pogradecit në janar të vitit 2918.

Sipas deklaratës së Policisë, materialet për hetimin e 40-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Deklarata e plotë e Policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.XH, 40 vjeç, pasi në fshatin Vërdovë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur mjete pune në banesën e shtetasit G.K.

Në vijim të veprimeve proceduriale të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan edhe disa orendi/sende të tjera, të cilat dyshohet se N.Xh, i ka vjedhur në  Qendrën Shëndetësore të këtij fshati, në janar të 2018.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.