Grabitet pema e çmuar 400 vjeçare

626
Sigal

Dy adhurues të Bonsai i kanë bërë një thirrje hajdutëve që vodhën 7 pemë në shtëpinë e tyre, t’ia rikthejnë.

Seiji Iimura  dhe bashkëshortja e tij Fuyumi i ofruan grabitësve udhëzime për tu kujdesur për fëmijët e tyre në këmbim të pemëve.

Çifti tha se pemët e çmuara u morën nga kopshti i tyre në Saitama, pranë Tokios.

“Nuk ka fjalë ta përshkruajmë sesi ndihemi,”-shtoi Iimura. “Ishin shumë të çmuara për ne.”

Pemët e vogla janë me vlerë të paktën  118 mijë dollarë.

Me prejardhje nga Azia lindore dhe shpesh e lidhur me Japoninë. Bonsai është një formë delikate e artit që bazohet në teknikat e kultivimit të bimëve.

Bimët miniaturë rriten në kontejnerë. Ata kërkojnë kujdes të ekspertëve dhe imitojnë formën e pemëve me madhësi të plotë.

Një nga pemët e vjedhura është Shimpaku Juniper, një nga llojet më të bukura të Bonsai. Raportohet se ka vlerë më të madhe se 91 mijë dollarë.

“Shimpaku jeton prej 400 vitesh, ka nevojë për kujdes dhe nuk mund të mbijetojë as edhe një javë pa ujë,”-tha Iimura. “Pema mund të jetojë përgjithmonë edhe pasi ne të kemi vdekur. Dua që personat të cilët e kanë marrë ta ujisin.”