Goditi policin dhe e kanosi për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

410
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka goditur dhe ka kanosur për vrasje një punonjës policie. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari Arben Pllumi, banues në Durrës, ka kundërshtuar duke penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”,“Goditjet për shkak të detyrës”dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar në nenet 236,237 dhe238 të Kodit Penal.
Sigal