Temperatura rekord në Iran, termometri shënon 70.7 gradë celsius

439
Në Iran janë shënuar temperatura rekord. Në disa lokalitete, termometri i ka kaluar 70 gradë celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në botë. Sipas meteorologëve, gjatë ditëve në vijim nuk priten ulje të temperaturave. Ndërkohë edhe në Irak janë shënuar temperatura të larta. Gjatë ditëve të fundit termometri shënoi 49 gradë celsius, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të gjithë qytetarët të bëjnë katër ditë pushim, për të shmangur ekspozimin në diell. Në vitin 2005 në shkretëtirën Lut në kufi me Afganistanin, termometri shënoi 70.7 gradë, e regjistruar si temperatura më e lartë në botë.
Sigal