Gjykata jep masën e sigurisë dhe iu komunikon akuzat Tafilit, Qefalias dhe Merdanit

126
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Tafilin, Alfred Qefalian, Elson Merdanin, të akuzuar si pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të drejtuar nga Admir Tafili. Gjithashtu sot iu është komunikuar akuza e ngritur nga Prokuroria.
Por Admir Tafili, i cili ndodhet në burg aktualisht i dënuar përjetë për vrasje vazhdon të mohojë akuzat. Ai ka deklaruar se nuk është kreu i grupit kriminal, siç pretendohet nga organi i akuzës.
“S’kam lidhje me akuzat, jam me burg përjetë. Nuk jam kreu i grupi kriminal”, ka thënë Tafili. Ndaj tij, Alfred Qefalias dhe Elson Merdanit rëndojnë akuzat për “trafik narkotikësh dhe armësh”, për “vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Policia publikoi dje emrat e padeklaruar më parë të vrasësve me pagesë, si Fatos Koka, i arrestuar pak ditë më parë dhe Dritan Peksani, i shpallur në kërkim. Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës deklaron se pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve, u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, 2 janë shpallur në kërkim si dhe po vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.
Nga hetimet e deri tanishme, përmenden vrasje të kryera në shumat e 50 mijë eurove. “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë. Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.