Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka vlerësuar qëndrimin e kryetarit të Parlamentit Europian, Martin Schultz në lidhje me Masakrën e Borovës. Sipas Bushatit, vizita e Schultz ishte e mbarë për vendin tonë. “Më lejoni të falenderoj dhe tregoj respektin për vizitën e zotin Martin Shultz si fillim për momentin e mbarë kur ndodhi. Dhe në radhë të dytë të tregoj respekt për Apologjinë që bëri zoti Shultz për Masakrën e Borovës nga nazistet gjermanë gjatë luftës së dytë botërore për më tepër që jam pasardhës direkt i një prej luftëtarëve në atë betejë të partizaneve të Kolonjës.”, tha Bushati



















