Gjendet një nga marinarët e marrë peng në Egjipt

477
Ministria e Punëve të jashtme ka bërë me dije zyrtarisht se njëri nga anëtarët e ekuipazhit të anijes së marrë peng disa ditë më parë në Aleksandri të Egjiptit, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e marinarit tjetër.
Sipas MPJ, në anijen ‘Çelepia’ të sekuestruar ditën e djeshme nga policia egjiptiane është gjetur edhe marinari shqiptar Luan Mema, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, i cili ndodhet në ambasadën e Egjiptit dhe po punohet për kthimin e tij në Shqipëri.
Ministria e Jashtme thekson se po punohet për gjetjen e shtetasit tjetër.
“Autoritet egjiptiane janë duke punuar për gjetjen e vendndodhjes se shtetasit tjetër shqiptar, Dhimitër Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ministria e Punëve të Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te përfshira në këtë operacion shpëtimi sigurojnë opinionin publik për angazhimin maksimal”, thuhet në njoftimin e MPJ.
Egjiptiani Adel Salam mori përsipër pengmarrjen. Ai kërkoi 70 mijë euro në këmbim për të liruar anijen dhe dy marinarët e saj shqiptarë.
30-vjeçari egjiptian, marinar në anijen e peshkimit “Çelepia 2” i ka telefonuar një bashkëkombësi të tij, i cili punon në Portin e Durrësit duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të portit të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkoi 70 mijë euro, në të kundërt ai kërcënoi se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.
Sigal