Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë, kryhej në qendra estetike

Pas një operacioni të policisë janë zbuluar disa baza prostitucioni, të cilat funksiononin në disa qendra estetike në Tiranë.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës, e cila pas hetimeve intensive prej 7 muajsh, ka goditur disa qendra relaksi të cilat dyshohen se përdoreshin për prostitucion.

Sigal

Nga ky aksion, janë arrestuar 3 persona ku ndaj tyre rëndon akuza për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjithë rrjetit.

“Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ndaluarit janë H.D, 33 vjeç, banues në Tiranë, A.M, 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe  L. Q, 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërkohë, një person është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

Njoftimii policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë

– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.