Makina Audi që terrorizoi italianët, shqiptari 32-vjeçar: Jam i pafajshëm

457
E ka quajtur një gabim shqiptari i kërkuar në lidhje me audin e verdhe, makina që terrorizoi italianët për ditë me radhë me shpejtësi marramëndëse dhe manovra që mund të shkaktonin dëme dhe viktima.
32 vjecari u paraqit vullnetarisht në komisariatin policor të Torinos për të sqaruar situatën, teksa policia italiane vijon kërkimin e makinës në arrati për më shumë se 24 orë.
Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet italiane, i riu shqiptar ka thënë se është i pafajshëm dhe se gjatë atyre ditëve ai ka qenë në Forli, larg zonës ku kanë ndodhur ngjarjet. Ndërkohë ai ka thënë se i njeh dy perosnat e tjerë të shpallur në kërkim nga policia, fotot e të cilëve janë publikuar në media por edhe në rrjete sociale, duke thënë se janë shqiptarë dhe se aktualisht nuk ndodhen në Itali, por në vendin tonë.
Madje ai ka shtuar se njëri prej tyre është i dënuar. Ngjarja ka shokuar italianët ku në rajonet policore kanë mbërritur qindra denoncime në adresë të makinës së çmendur.
Megjithatë policia ende nuk po arrin ta lokalizojë, teksa në numrin e vënë në dispozicion nga autoritet disa thonë se e kanë parë në Veneziano, të tjerë në Vicenza apo në provincat e Padovas. 32 vjecari shqiptar i paraqitur ne Kuesturën e Torinës ishte pa leje qëndrimi dhe më 13 janar i kishin dhënë 7 ditë kohë që të largohej nga Italia.
Akualiasht autoritet po kryejnë proceduarat e ekspulsit për të riun shqiptar.
Sigal