Gjendet në mes të rrugës i gjakosur në kokë e fytyrë, burri nga Librazhdi niset me urgjencë në spital

Një person është gjendur i plagosur në qytetin e Librazhdit mbrëmjen e sotme. I plagosuri është gjendur në aksin Librazhd-Prrenjas, i gjakosur në kokë e fytyrë nga plagët e marra.

Sipas policisë, dyshohet se personi në fjalë,i seksit mashkull ende i paidentifikuar, mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Xhyrë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e situtatës. Paraprakisht raportohet se personi është në gjendje të rëndë dhe është transportuar për në spital.