Gjendet me shenja dhune trupi i pajetë i një 62-vjeçari në Sarandë, dyshohet se është vrarë (Emri)

586
Një person i pajetë është gjetur në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se viktima është Leonard Qasari 62 vjeç, i cili është gjetur nga qytetarët me shenja dhune në trup. Ai është gjetur nga të afërmit në rrugë, poshtë pallatit ku jetonte.
Policia ka gjetur gjurmë gjaku gjatë shkalleve të pallatit si dhe njërën shapke të viktimës.
Porta e banesës së viktimës është gjetur gjithashtu e hapur. Policia ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje, ndërsa vijon hetimet.
Sigal