Fushë-Krujë Milot, dy të plagosur rëndë, shkak aksidenti

145

Terreni i lagësht dhe shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet të jenë jenë bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve mëngjesin e sotëm. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, e për pasojë dy persona janë plagosur rëndë.


Në aksident janë përfshirë një mjet tip Toyota me targa AA 995 GG dhe një mjet tip Benz me targa TR 9317 L.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.