Durrës – Arrestohet 26 vjeçari, përndiqte prej muajsh 20-vjeçaren

496
Sigal

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 26 vjeçari, i cili dyshohet të përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit një shtetase prej disa muajsh.

Presoni i arrestuar është shtetasi Ardit Cizmi 26 vjeç, banues në Sukth.

Sipas policisë, Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular shtetasen E.G. 20 vjeçe, po ashtu banuese në Sukth.