Frikë në Vlorë, qytetari i vë flakën vetes para Gjykatës së Apelit

475
Një qytetar vlonjat i ka vënë flakën vetes me benzinë përpara Gjykatës së Apelit Vlorë.
Informacioni paraprak nga policia:
Më datë 05.12.2017 rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë).
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A. C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim.
Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.
Sigal