Frika nga sekuestrimet, “vjeshtë 2017” treg të madh shitjesh të makinave luksoze

528
Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit që ka vënë në shënjestër krimin ekonomiko-financiar, ka shkaktuar panik mes pronarëve të automjeteve luksoze, të cilët nuk mund të justifikojnë blerjen. Në një vëzhgim të tregut të shitblerjeve të automjeteve online, konstatohet se ka një rritje të pazakontë të njoftimeve për shitjen e makinave me vlera të mëdha. Bëhet fjalë për automjete që i kalojnë 10 mijë euro në vlerë: modele kryesisht të pas vitit 2010, të markave si Mercedes-Benz apo Audi. Modele të ngjashme në çmim dhe vit prodhimi me ato të sekuestruara nga Policia javët e fundit. Edhe pse është e ditur që në vendin tonë qarkullojnë shumë automjete të reja, flota në të gjithë vendin përfshin kryesisht vetura të cilat i kalojnë 12-13 vjet vjetërsi. Prandaj vihet re qartë që ka një disproporcion mes makinave në qarkullim dhe atyre në shitje.
Sigal