Varfëri e skajshme e shqiptarëve në Shkup

588
Bardhyl Berberi 

Shkupi është kryeqytet i Maqedonisë me 650 mijë banorë ku jetojnë një shifër e konsiderueshme shqiptarësh, madje mbi 30 për qind e banorëve janë shqiptarë. Ndërtesa shumëkatëshe, parqe pafund ku kalon mes përmes lumi Vardar me një qetësi perëndie. Ky lumë ndan shqiptarët nga maqedonasit që jetojnë në Shkup. Shkupi dikur i Dardanëve kryesisht shqiptar kërkon me çdo kusht t’i iki të kaluarës dardane dhe të marrë një identitet të ri që nuk e ka pasur kurrë. Projekti ‘Shkupi 2014’ që filloi me 80 milionë euro dhe përfundoi me një miljard euro edhe nga djersa e taksapaguesve shqiptarë. Por ajo që të bie në sy, sapo shkel në Shkup, luksi ku jetojnë maqedonasit dhe lagjet shqiptare në krahun majtë të urës së gurit që ngjajnë me një geto. Shqiptarët në Shkup në krahasim me sllavo-maqedonasit jetojnë në një gjendje që të bën shumë përshtypje për varfërinë e skajshme. Pjesa sllavo-maqedonase është e zhvilluar, e përparuar, kurse pjesa shqiptare ka mbetur fare e pazhvilluar, asnjë investim: rrugica të pa asfaltuara, s’ka ujë të rregullt, me shtëpi të vogla, të ndërtuara me djersë të shqiptarëve që punojnë për të mbijetuar. Pjesa sllavo-maqedonase ka pallate të shtrenjta të ndërtuara prapë me djersën e popullit shqiptar në Maqedoni nga taksat e tyreme të cilat do të paguhet kredia që u mor dhe u zbatua projekti “Shkupi 2014”. Kalaja iliro-shqiptare është e mbyllur dhe gjithë elementet ilire brenda saj janë të shkatërruara…Të bën përshtypje edhe përmendorja e Skënderbeut, shpatën e futur në brez, e duket sikur gjithë populli shqiptar është i pambrojtur dhe në mëshirën e fatit në trojet e pushtuara në “Maqedoni” si dhe “Muzeumi i Lirisë”, ku lirinë e kanë të burgosur brenda asaj shtëpie me hekura dy metroshe. Pamja e lagjeve ku jetojnë shqiptarët është një geto e ndërtuar enkas prej shovinistëve sllavo-maqedonas dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës. Lagjet ku jetojnë sllavo-maqedonasit kanë pamjen e një supermetropoli të pasur ku sundon paraja e investuar vetëm për maqedonasit. Të bëjnë përshtypje përmendoret prej projektit “Shkupi 2014” dhe mbi të gjitha fontana e Aleksandrit të Madh në kalë (imitim i Skënderbeut), por kësaj radhe të armatosur luftarak e me pajime të hekurta; me heshte në dorë, heshta e drejtuar drejt pjesës së lagjes shqiptare. Kjo tregon faktin se sllavo-maqedonët gjithmonë do të jenë në sulm kundër shqiptarëve, edhe pse kërkojnë “mirëkuptim”, “multietnicitet”, “mirëbesim” etj. Getoja shqiptare në Shkup, pallatet dhe godinat luksoze, si dhe përmendoret shoviniste mbi lumin e Vardarit janë dëshmi të faktit se bashkimi-vëllazërimi multietnik midis popullit shqiptar dhe sllavo-maqedonas në shtetin artificial “Maqedonia” është një farsë, se sllavët asnjëherë nuk kanë qenë dhe do të jenë të sinqertë me shqiptarët. Populli shqiptar duhet t’u tregojë këtyre strategjive antishqiptare sllave anën tjetër të medaljes që ata meritojnë. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një të keqe brenda vetes nga hajdutë shqipfolës në pushtet pa shtet, sepse politikanët aktualë shqipfolës janë fajtorë për këtë gjendje, sepse ata luftojnë të sigurojnë pasuri për vete, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit dhe duke tradhtuar idealet e Marrëveshjes së Ohrit, e cila asnjëherë nuk u zbatua. Ata nuk investuan asgjë për popullin shqiptar që vuan për kafshatën e gojës, por rritën kapitalet e familjarëve të tyre Situata aktuale në trojet shqiptare nën IRJM është shumë e rëndë, por nuk duhet kaluar në pesimizëm dhe as në dëshpërim. Shqiptarët, duhet të vazhdojnë të punojnë me ngulm edhe sikur të ishin të vetmit që punojnë për këtë çështje madhore kombëtare për të mbrojnë identitetin e tyre kombëtar.
Sigal