Sali Berisha tregon se ku ndodhet Suel Çela, njeriu që përplasi makinën e zv/shefit të policisë

529
Ish-kryeministri, Sali Berisha edhe dje ka vazhduar me postimet e tij denoncuese në Facebook. Ai ka publikuar një status ku thotë se i ka shkruar një oficer policie. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, i kërkuari për sulmin ndaj policisë në Elbasan, Suel Çela është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit. Po ashtu në mesazh shkruhet se ai është shoqëruar nga policia për të dalë jashtë vendit. “Çunat e krimit kanë dërguar jashtë vendit vrasësin Suel Çela!”, shprehet Berisha. “Përshëndetje doktor, jam oficer policie, një punonjës e aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i përcjellë nga policia që në datë 18 nga Rinasi. Prokuroria ka ardhur për të marrë filmimet e kamerave. Gjë që nuk i ka pëlqyer policisë. Nuk e di nëse është i regjistruar në TIMS”.
Sigal