FOTO/ Sekuestrohen 412 bimë kanabis në Rrogozhinë, në kërkim poseduesit

63
Policia e Rrogozhinës ka sekuestruar dhe asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë kanabis në fshatin Vileboshtovë. Bimët narkotike janë gjetur afër lumit Shkumbin, ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, më datë 22.08.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vileboshtovë, Gosë, Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin, kanë evidentuar dhe u asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 i Kodit Penal.