FOTO/ Po kalonte 3 çanta me 50 kg drogë në Greqi, kapet 37-vjeçari shqiptar

73
Rreth 49 kg marijuanë dhe 1 kallashnikov janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua sot në orët e para në një zonë pyjore në Delvinaqi të Janinës.
Policia greke arriti të vërë në pranga një 37-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte 3 çanta me 12 pako që përmbanin 48 kg e 900 gramë marijuanë.
Atij iu gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri tip Kallashnikov me bajonetë dhe një krehër me 29 fishekë, si dhe dy telefona celularë.

Shqiptari ishte në pritje të një mjeti që do vinte të merrte drogën.