Tentuan të fusin drogë në Kosovë, arrestohen

415
Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, është gjetur dhe konfiskuar drogë e llojit kokainë me peshë 2.40 gramë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Sigal