FOTO/ Mblidhnin bimë medicinale në zonat malore greke, pranga dy shqiptarëve

563
Dy shqiptarë janë arresetuar gjatë orëve të para të ditës së sotme nga policia greke për shkelje të Ligjit të Pyjeve.
Pas një operacioni policie për Mbrojtjen e Mjedisit Natyror, organizuar nga Policia kufitare e Departamentit të Konicës u vunë në pranga këta dy persona.
Shqiptarët, të moshës 54 dhe 36 vjeç, u kapën në vendin e quajtur Fourka në Janinë, me një sasi bimësh medicinale, prej 112 kg e 900 gr, të cilën e kishin mbledhur, sipas policisë greke në një zonë të tyre malore në Fourka.
Sigal

31357861_424712081287967_697088881656332288_n31357860_424712091287966_2603296359482130432_n