FOTO/ Arrestohet gangsteri shqiptar, i kërkuar për një sërë krimesh. Emri

494
Një 44-vjeçar shqiptar, në kërkim prej dy vitesh nga autoritet italiane, është arrestuar nga karabinierët e Pisa-s, raportojnë sot mediat lokale.

Shkëlqim Cala duhet të shlyejë një dënim me 8 vite, 5 muaj e 10 ditë burgim për vjedhje, pranim të mallrave të vjedhur, zjarr-vënie, rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni.

Cala u gjurmua në Nodica, fshat në komunën Vecchiano (Pisa), fshehur në një ndërtesë pranë banesës së disa të afërmve. Në aksionin e efektive për arrestimin e shqiptarit, ishte edhe një helikopter që monitoronte zonën.

Shkëlqim Cala është gangsteri shqiptar, i cili e ka nisur karrierën kriminale në Itali të paktën 15 vjet më parë, në vitin 2002, raportojnë mediat lokale.
Sigal