Bulqizë, grabitet arka e pensionistëve

391
Dy persona të armatosur kanë grabitur arkën e pensionistëve në Zerçan. Sipas policisë, personat e armatosur dhe të maskuar kanë mundur të grabisin 1 milionë lekë. Sipas policisë personat e armatosur kanë qëlluar 8 herë me automatic brenda arkës dhe në oborrin e ish-komunës Zercan, ku ndodhet edhe arka e pensioneve. Ende nuk dihen autorët e grabitjes. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Sigal