Zgjedhjet në PD/ Gjana: “S’ka pasur incidente”. Si i përgjigjet shqetësimeve të Eduard Selamit

497
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana në një dalje publike kur kanë mbetur dhe 1 orë e 30 minuta nga përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, tha se deri më tani kishin votuar rreth 41900 vetë. Ai tha se procesi kishte qenë i rregullt dhe nuk është raportuar asnjë incident.
“Falenderoj të gjithë komisionerët gjithandej, dhe përfaqësuesit e kandidatëve në 73 komisione, nuk ka pasur probleme apo incidente. Nuk ka patur pamundësi të demokratëve për të votuar. Proces i rregullt e korrekt, presim dhe mbylljen dhe më pas tërheqjen e materialëve dhe sjelljen e tyre drejt Tiranës,” tha Gjana.

Kreu i Komisionit gjithashtu foli edhe në lidhje me problemin e shtruar nga kandidati tjetër Eduart Selami se në disa qëndra votimi qëndronte e varur foto e Lulzim Bashës. Gjana tha se janë përdorur si qendër votimi disa zyra, dhe fotot e Bashës kanë qenë ekzistuese dhe nuk janë vënë me qëllim.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë ankimim, ka katër operatorë që punojnë pa ndërprerje që mos të ketë probleme, që mos mbetet njeri pa votuar, por dhe që një njeri mos votojë dy here,” tha Gjana.
Sigal