Fier, 4 makina përplasen me njera -tjetrën, e pëson keq burri me biçikletë

107

Katër makina janë përplasur njera me tjetrën sot në qytetin e Fierit, duke shkaktuar kaos në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Nga gjithë kjo trazirë, e ka pësuar vetëm një qytetar me biçikletë, që ka përfunduar në spital me lëndime

Ishte një “Benz” me targa AA821 NI që i ka prerë rrugën një Benz-i tjetër me targa AA710GC. Ky i dyti ka devijuar duke u hedhur në anën tjetër të rrugës, por aty ka goditur mjete të tjera dhe qytetarin me biçikletë.