EMRI/ Furgoni me 206 kg drogë në Milano, ja kush është durrsaku i lidhur me Ndrangheta-n

543
Autoritetet italiane kanë zbardhur identitetin e dy trafikantëve të drogës të arrestuar një ditë më parë ndërsa trafikonin në territorin italian rreth 206 kg marijuanë e ardhur nga Spanja.
Ata janë Eduart Mecani 50 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se mafia kalabreze Ndrangheta është drejtuesja e këtij trafiku droge nga Spanja në bashkëpunim me klanet kriminale shqiptare. Ato shkruajne se 50 vjeçari shqiptar Eduart Mecani ka ndjekur lëvizjet e automjetit tip TIR me ngarkesën e drogës së fshehur në materialet e ndërtimit, për ta transportuar më pas në furgonin e tij, ku dhe u sekuestrua nga policia italiane. Shqiptari Eduart Mecani është një person me precedent penal në trafikun e drogës.
Operacioni është zhvilluar mbrëmë në zonën industriale të komunës Settimo Milanese në Milano, shkruan Il Fatto Quotidiano.
Më vitin 2009 ai është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të rreth 250 kg marijuanë, 60 orej të cilëve iu gjetën në një makinë tip Fiat Croma. Në banesë , fshehur në kasafrotë i janë gjetur rreth 300 mijë euro.
Sigal