Humb jetën 42-vjeçari që u aksidentua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Edhe pse u dërgua në spital, Altin Bahja nuk mundi ti mbijetonte plagëve.
Kujtojmë se personi që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë.
Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën nuk është identifikuar ende pasi pas aksidentit është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shoferit të makinës.